LAJM I FUNDIT/E rëndë, makina përplas 20 vjeçaren për vdekje, identifikohet drejtuesi

114

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur një 20 vjeçare.

Në momentin e aksidentit e reja ishte duke kaluar rrugën, por është aksidentuar nga mjeti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të identifikuar si Gentjan Haskurti.