LAJM I FUNDIT/”Boom” arrestimesh në Vlorë, policia ndërhyn pas hetimit disa mujor

319
Foto Ilustruese

Mbi 20 persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës, në këto momente.

Mendohet se akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Mendohet se ky grup ishte nën vëzhgim prej një kohe të gjatë dhe se policia lokale ka ndërhyrë duke sekuestruar gjithashtu një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të dyshuar kanabis.

Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia dyshon se mund të gjejë elementë që përforcojnë akuzat e ndihmojnë me hetimin.