Ballina Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bien serverat, doganat shqiptare në kolaps për orë të...

LAJM I FUNDIT/ Bien serverat, doganat shqiptare në kolaps për orë të tëra

Të gjithë serverat e doganave në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit. Media raporton se kjo situatë ka shkaktuar kolaps në pikat kufitare.

Edhe në doganën e Kapshticës në jug të vendit është njejta situatë problematike. Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kryejnë dot zhdoganimin. Për momentin janë të paditura shkaqet që kanë nxjerrë serverat jashtë funksionit.