Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.
Një automjet tip Audi luksoz me targa AA 189 CZ ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe ka kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës.
Më pas ka hyrë në oborrin e banesës që ndodhej anës rrugës.
Në mjet udhëtonin dy djem të rinj të cilët aktualisht po mjekohen në spitalin e Lushnjes.