Ballina Aktualitet Laç, shkrumbohet tregu industrial

Laç, shkrumbohet tregu industrial

Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 06:00.
Një zjarr i fuqishëm ka përshirë tregun industrial në qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Vatrat e zjarrit, i cili ka përfshirë të gjithë tregun vijojnë që të jenë sërish aktive dhe deri tani kanë shkrumbuar thuajse gjithçka.

Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin për t’u ruajtur nga rreziku i shpërthimit të bombolave të gazit që ndodhen brenda tregut.