Ballina BOTA Marok, ndryshohet ora për të mos lëvizur më

Marok, ndryshohet ora për të mos lëvizur më

Maroku ka vendosur të heqë kohën e dimrit dhe do të mbajë orën e vet të verës gjatë gjithë vitit. Lajmi për ndryshimin vjen dy ditë para se të dielën ora të kthehet pas me 60 minuta.

“Shmangia e kalimit do të shpëtonte një orë dritë natyrore,” – tha ministri për refomimin e administratës dhe shërbimit publik Mohammed ben Abdelkader.

Me këtë vendim, kombi afrikanoverior bashkohet me një numër vendesh të tjera, kryesisht në Afrikë dhe Azi, të cilët nuk e ndryshojnë orën gjatë vitit.