Ballina Kuriozitete Ky është çifti që u nda nga jeta në të njëjtën ditë...

Ky është çifti që u nda nga jeta në të njëjtën ditë pas 62 vitesh martesë

”Dhe ata jetuan të lumtur, derisa vdekja i ndau.” Me siguri ju ka ndodhur ta keni dëgjuar disa herë këtë pjesëz të formulës së martesës, por historia e mëposhtme do t’ju bëjë të besojë se ndjenjat e vërteta zgjasin deri në momentin e fundit. Benito Bruno dhe Rita Porta, përkatësisht 86 vjeç dhe 85 vjeç, janë kthyer së fundmi në simbolin e dashurisë për mijëra italianë, dashurisë idilike që të gjithë ëndërrojmë të gjejmë një ditë.

Çifti nga Alessandria ndërruan jetë në të njëjtën ditë pas 62 viteve të martuar. Benito ishte shtruar në spital prej disa javësh pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri. Gjatë fazës post-operatore situata e tij ishte komplikuar dhe mjekët e mbanin në terapi intensive derisa ndërroi jetë, të premten e 24 nëntorit. Ndërkohë që bashkëshortja e tij Rita mbylli sytë pak orë pas vdekjes së tij në shtëpinë ku kishin kaluar më shumë se 60 vite bashkë. Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të posaçme historisë së tyre, e cila duhet të shërbejë si motiv frymëzuar për shumë çifte në botë. Vetëm pak ditë para se të ndahej nga jeta, Benito i kishte thënë të birit Gianluca se ai nuk do ta duronte dot në qoftë se do i ndodhte diçka gruas së tij të dashur. ”Kemi jetuar gjithmonë bashkë, duhet ta mbyllim këtë udhëtim po bashkë.” – janë fjalët e 86-vjeçarit.