Ballina Shëndetësi Kuzhinë, musaka me kërpudha

Kuzhinë, musaka me kërpudha

Përbërësit:

  • 500 gr mish i bluar viçi
  • 400 gr kërpudha
  • 1 preshë
  • 3 vezë
  • 200 gr miell
  • 3 lugë pure domatesh
  • 2 toptha djathë mocarellë
  • 1 lugë piper i kuq
  • 4 decilitra vaj
  • melmesa
  • Rigon

Për salcën:

  • 3 vezë
  • 2 decilitra ajkë
  • 3 decilitra qumësht

Hapat
1. Preshi pritet në katrorka dhe kaurdiset në pak vaj, me qëllim që të zbutet e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset e tëra duke shtuar ujë kohë pas kohe.

2. Para përfundimit të kaurdisjës, shtohet piper i kuq , pure domatesh dhe mëlmesa sipas shijës, vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet plotësisht dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.

3. Kërpudhat pastrohen, priten në rriska të trasha, rrotullohen nëpër miell dhe pastaj në vezë të tundura dhe fërgohen në vaj të nxehtë, derisa të skuqen.

4. Kërpudhat pastaj nxirren nga vaji dhe kullohen nga yndyra e tepërt, mocarela pritet në rrathë.

5. Lyhet ena rezistuese ndaj zjarrit, fundi i saj mbulohet me kërpudha e fërguara, shtrihet mbushja me mish, renditen rrathët e mocarelës dhe e tëra mbulohet me kërpudhat e mbetura të fërguara.

6. Në enë të veçantë tunden vezët, qumështi dhe ajka, pastaj kjo salcë derdhet mbi musakën e përgatitur.

7. Musaka piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!