Ballina Shëndetësi Kuzhinë, drekë e shijshme për 15 minuta

Kuzhinë, drekë e shijshme për 15 minuta

Përbërësit

• 300 gr mish i bardhë pule
• 150 gr kërpudha
• 100 gr karrota
• 3 speca (te kuq, të gjelber, të verdhë)
• 2 kungulleshka
• kripë
• piper i zi
• piper i kuq
• majdanoz
• vaj ulliri
• salcë domatesh

Hapat

1. Në një enë të thellë qesim vajin, mishin e prerë në copëza të vogla dhe fërgojmë për 5-8 minuta.

2. Pastaj shtojmë karroten e grirë, kërpudhat e grira në fletëza, dhe vazhdojmë me fërgimin edhe për 5 minuta.

3. Në fund shtojmë kungulleshkat e grira në copëza të vogla, dhe specat e grira në copëza.

4. Ziejmë kështu edhe për 10 minuta dhe pastaj shtojmë salcen e domates dhe melmesat sipas shijes.