Ballina Uncategorized Kuzhina, gjoks pule i mbushur me perime dhe djathë

Kuzhina, gjoks pule i mbushur me perime dhe djathë

Kujdesuni që të zgjidhni një gjoks pule të freskët, e më pas, me mbushjen që po ju sugjerojmë, do të keni një vakt të shëndetshëm e të shijshëm.

Koha e përgatitjes – 15 minuta

Koha e pjekjes – 30/35 minuta

Përbërësit për 2 persona:

1 gjoks pule

4-5 lugë vaj ulliri

kripë, piper e rigon, sipas shijes personale

1 kungull

domate

copa speci të kuq ose të verdhë

1/2 qepë e madhe, e kuqe, ose një e vogël

100 g djathë pice

Përgatitja:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200° C.

  1. Domatet dhe specat i presim fillimisht në mes dhe më pas në feta të holla, pasi t’u heqim bishtat dhe farat, i presim në mes për së gjati dhe më pas në feta të holla. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me kungullin, të cilin e presim në mes për së gjati dhe më pas në feta të holla. Perimet e prera i hedhim në një tas, i spërkasim me pak kripë, piper, rigon e vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë.
  2. Gjoksit të pulës i bëjmë prerje me thikë, por pa e prerë në feta, e vendosim në tavën e lyer me fare pak vaj dhe e spërkasim me kripë e piper. Në çdo prerje vendosim një fetë qepë, domate, kungull e spec. Vazhdojmë derisa t’i mbushim të gjitha prerjet.

U grijmë sipër djathin e picës, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i vëmë të piqen për rreth 30 minuta ose më shumë nëse është nevoja.