Ballina LAJME Kuvend, miratohet mbyllja e basteve sportive

Kuvend, miratohet mbyllja e basteve sportive

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 75 vota pro ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin ekzistues që rregullon aktivitetin e basteve sportive, lojrave të fatit dhe kazinove.

Ndryshimet e miratuara sanksionuan mbylljen, pas datës 1 janar 2019, të të gjitha aktiviteteve të basteve sportive.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka mbrojtur në Kuvend ndryshimet e propozuara, theksoi se mbyllja e pikave të basteve spotive kishte ardhur si kërkesë e publikut, gjatë takimeve që ai kishte realizuar. “Gratë dhe vajzat, nga 1 janari, do të jenë më të lumtura se më parë, pasi bashkëshortët ose djemtë e tyre nuk do t’i lënë më lekët në baste, por do t’i sjellin në shtëpi,” – tha kreu i qeverisë dhe i mazhorancës.

Gjithashtu, sot Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe ndryshimet në ligjin ekzistues për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, duke ndaluar shitjen e pijeve energjike për fëmijët.