Ballina RAJONI Kosovë, Kuvendi nuk miraton rezolutën e LDK për paprekshmërinë e kufijve

Kosovë, Kuvendi nuk miraton rezolutën e LDK për paprekshmërinë e kufijve

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar sot rezolutën kundër idesë së hedhur nga presidenti Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. Pro rezolutës kanë votuar vetëm deputetët e opozitës, një numër ky i pamjaftueshëm që dokumenti të miratohej.

Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte vetëm një pikë, e cila e përkufizonte territorin kosovar si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk do të kishte mandat për të diskutuar mbi territorin e Kosovës.

Kundër rezolutës ishin Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Megjithatë, deputetët e mazhorancës nuk votuan kundër, por duke mos marrë pjesë në votim i bënë të pavlefshme votat e opozitës.