Ballina Aktualitet Kuvend, shqyrtohet propozimi i presidentit Meta për Vitore Tushën në krye të...

Kuvend, shqyrtohet propozimi i presidentit Meta për Vitore Tushën në krye të KLSH

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave është marrë në shqyrtim dekreti i presidentit Ilir Meta për propozimin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në seancë mori pjesë edhe vetë Vitore Tusha, kandidatja e propozuar nga presidenti Meta.

Për këtë pozicion ishin në garë 34 aplikantë të ndryshëm, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike. Në fund, Presidenti i Republikës arriti në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore si kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën dhe kontributin e saj të pandërperë.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar dhe votohet në Kuvend pas propozimit nga Presidenti i Republikës. Aktualisht, ky post mbahet nga Bujar Leskaj, mandati i të cilit mbyllet në fund të këtij viti.