Ballina Aktualitet Kuvend, rrëzuan dekretin e presidentit Meta, opozita kallëzon deputetët e PS

Kuvend, rrëzuan dekretin e presidentit Meta, opozita kallëzon deputetët e PS

Partia  dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht në Prokurori deputetët e mazhorancës, pasi sipas tyre kanë shkelur rregulloren e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

PD-LSI thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend. PD-LSI akuzojnë deputetët e mazhorancës për veprat penale të ushtrimt dhe ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë si dhe të shpërdorimt të detyrës.