Ballina Aktualitet Kuvend, protesta e banorëve të unazës së madhe, arrestohen 11 persona

Kuvend, protesta e banorëve të unazës së madhe, arrestohen 11 persona

Policia e Shtetit ka arrestuar 11 qytetarë, pas protestës përballë Kuvendit të banorëve të unazës së madhe në Tiranë, protestë që degradoi në përplasje fizike. Fillimisht, personat janë shoqëruar dhe pas veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë. Burimet policore bëjnë të ditur se të arrestuarit janë nga mosha 17 vjeç deri në 53 vjeç, dhe mes tyre është edhe një femër.

Policia e Tiranës, pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së Kuvendit, protestë e cila u përshkallëzua dhe për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, dhe u lënduan lehtë tre protestues, njoftoi edhe arrestimin e 11 personave.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje, të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme, të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, etj.