Ballina LAJME Kuvend, pas refuzimit të presidentit Meta, nis hedhja e shortit për KED

Kuvend, pas refuzimit të presidentit Meta, nis hedhja e shortit për KED

Ashtu siç pritej, Kuvendi do të hedhë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Procedura e hedhjes së shortit ka nisur që prej orës 10:00 dhe hidhet nga Kuvendi pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos hedhur shortin për shkak të vakumit ligjor.
KED do të përbehet nga dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.