Ballina LAJME Kuvend, Partia Demokratike nuk largohet nga salla

Kuvend, Partia Demokratike nuk largohet nga salla

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të qëndrojnë në sallën e Kuvendit deri në orën 18:00, kohë kur është caktuar për të nisur dhe seanca parlamentare
Në sallën e Kuvendit ndodhet dhe Endri Hasa, deputeti demokrat i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama.

Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimin e tij me 10 ditë për këtë veprim, por deputeti nuk pranon të largohet nga salla e Kuvendit dhe deputetët demokratë janë solidarizuar me të.

Kuvendi rinisi punimet pas vendimit të Byrosë por për shkak se deputeti demokrat nuk largohej kryetari i Kuvendit mbylli seancën për ta rinisur atë në orën 18:00.