Ballina LAJME Kuvend, ngrihet komisioni monitorues për reformën në drejtësi

Kuvend, ngrihet komisioni monitorues për reformën në drejtësi

Është ngritur komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se ngritja e këtij komisioni është i vonuar, pasi është pritur edhe opozita, por duke qenë se ajo nuk po bëhet pjesë e jetës parlamentar “nuk mund ta prisnin më”.

“Në kuadër të kësaj reforme Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe njëherësh dhe një paketë ligjesh organike që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Sigurisht disa organe janë të reja, disa ekzistuese do të kenë një organizim të ndryshëm nga ai i deritanishëm bazuar në standardet më të mira europiane.
Ligji 115 i vitit 2016 për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë parashikon ngritjen e një organi monitorues, komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin, ndjekjen dhe zbatimin e ligjit, anëtarë të të cilit janë dy zonjat dhe tre zotërinj,” – tha Ruçi