Ballina Aktualitet Kuvend, nesër seanca për deputetët e rinj, opozita në protestë

Kuvend, nesër seanca për deputetët e rinj, opozita në protestë

Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mblidhet në seancë plenare, një sencë kjo ku pritet të betohen deputetët e rinj, ndërkohë që forcat politike opozitare kanë bërë të ditur zhvillimin e protestës së radhës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet t’u dorëzojë sot mandatet deputetëve të rinj, që do të plotësojnë vakancat e krijuara nga dorëheqja e deputetëve të opozitës. Pavarësisht vendimit unanim të forcave politike opozitare për t’u larguar nga Kuvendi, disa prej kandidatëve të radhës në listat respektive shumemërore kanë bërë të ditur vendimin e tyre për t’u futur në Kuvend.