Ballina Aktualitet Kuvend, miratohet projektligji i marrëveshjes Shqipëri-EBRD

Kuvend, miratohet projektligji i marrëveshjes Shqipëri-EBRD

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në tërësi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe EBRD.

Relatori i këtij projekt-ligji Edmond Leka u shpreh se objektivat e projektit janë rritja e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të sistemit elektro-energjetik shqiptar në kaskadën e lumit Drin dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

“Rehabilitimi i digës së hidrocentralit të Komanit është realizuar duke u financuar nga marrëveshja nga marrëveshja e kredisë vetëm me 6.58 milionë euro, pjesa tjetër e marrëveshjes së huasë është e lirë dhe do të shërbejë për rehabilitimin e portave të shkarkimit të hidrocentralit të Komanit,” – theksoi në fjalën e saj, zëvendësministrja Çinari. Ky projektligj u miratua nen për nen dhe në tërësi.