Ballina Aktualitet Kuvend, ministrja Xhaçka: Ligji i Arsimit të Lartë përpjekja më serioze për...

Kuvend, ministrja Xhaçka: Ligji i Arsimit të Lartë përpjekja më serioze për t’i dhënë vlerë dijes

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit, duke folur për debatin për Ligjin e Arsimit të Lartë, u shpreh se ky është një ligj perfekt, por nuk mund të mohohet se ishte një përpjekje serioze për ta kthyer universitetin nga një prodhuese diplomash në një prodhuese e dijes.

Sipas ministres Xhaçka, studentët protestuan me inteligjencë dhe mjaft humor, por opozita sërish tentoi t’i mbajë peng. “Ligji i Arsimit të Lartë nuk është perfekt. Nuk është zbatuar plotësisht, por askush s’mund të mohojë se ishte përpjekja më serioze për të vlerësuar rrugën e dijes e për tu ndarë nga diplomat që nuk i jepnin dritë mendjes, e nuk punësonin meritën. Reforma në Arsim dhe ligji që prodhoi kjo reformë, ishte produkt i një komisioni, nga më prestigjiozët për Arsimin e Lartë. U mblodh me qindra herë. Përgatiti opinione, provoi një raport të parë, dokument i gjelbër, që hapi një debat ku u angazhuan rreth 2000 pedagogë. Më pas u krijua “Ëhite Papper”, një draft i parë i ligjit që u diskutua në çdo fakultet publik e privat, ku u mor parasysh çdo argument, u debatua. Universiteti i Tiranës dërgoi 6 mijë faqe komente pas draftit të parë dhe pas draftit të dytë vetëm 6 faqe, duke treguar se çfarë u përmirësua nga ligji dhe sesi u dëgjuan të gjitha komentet  e bëra,” – tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj tha dhe se studentët janë frymëzim për shqiptarët dhe vetë qeverinë.

“Studentët janë frymëzim për çdo shqiptar dhe për ne si qeveri. Arsimi i Lartë është një e mirë publike, një udhë drejt dijes, ndërsa për ju ishte vetëm një rrugë për të prodhuar diploma, teksa për ne duhet të prodhojë dije, që të çojnë drejt tregut të punës. Ne jemi të gatshëm të flasim, të dialogojmë e të zgjidhim bashkërisht, ndërsa opozita ka lëshuar luanët për të mbajtur peng studentët,” – nënvizoi Xhaçka në fjalën e saj.