Ballina Aktualitet Kuvend, ministrja Nikolla studentëve: E gatshme të marr çdo përgjegjësi

Kuvend, ministrja Nikolla studentëve: E gatshme të marr çdo përgjegjësi

Ndërsa studentët sot kanë zhvendosur protestën e tyre para parlamentit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur t’u flasë nga foltorja e Kuvendit.

Nikolla zgjodhi t’u flasë studentëve hapur, ndërsa foli gjithashtu dhe për reformat e ndërmarra në universitete: “Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë”.

“Unë dal në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi. Ata kanë të drejtë dhe unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi,” – u shpreh me tej Nikolla.