Ballina Aktualitet Kuvend, ministrja Nikolla: Shpifjet e opozitës nuk ma ulin dot kokën

Kuvend, ministrja Nikolla: Shpifjet e opozitës nuk ma ulin dot kokën

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se nuk ka ndërmend të ulë kokën aspak për baltën që hedh opozita dhe se studentët protestojnë me të drejtë pasi kërkojnë cilësi më të mirë në universitete, e se kurrsesi nuk mund të krahasohet arsimi me atë të para 5 viteve.

“Dëgjova diskutimet e Bashës dhe padyshim me dëshirën e flamurmbajtësit të protestës së studentëve, duke bërë shpifje.

Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithëfare dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia.

Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt.Ku vajtët ju që thonit se do rrisim tarifat që paratë të shkojnë te privati? Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve. Unë kam marrë vendime shumë të vështira, por jam kujdesur që të gjithë aktorët në sistemin arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas raportit të përgjegjësive. Koha do ta tregojë. Ju sjell ndër mend dështimin spektakolar për akreditimin e universiteteve. E çfarë ndodhi? U mor vendimi për të mos akredituar asnjë universitet në Shqipëri,” – tha Nikolla.