Ballina Aktualitet Kuvend, minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e ligjit për statusin e tyre

Kuvend, minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e ligjit për statusin e tyre

Një grup minatorësh kanë zhvilluar një protestë para Kuvendit, duke kërkuar miratimin e ligjit për statusin e tyre, ndërsa janë kundër projekt-ligjit që pritet të shqyrtohet në seancë plenare. “Ne kërkojmë djersën, ne kërkojmë hakun tonë,” – ishin thirrjet e tyre para Kuvendit.

Minatorët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të takohet me ta.

“Rama takohet me njerëz të lodhur, i gënjen, i mashtron dhe thotë hajde votoni, – kanë thënë minatorët. – Në këtë gjendje që jemi, ne nuk votojmë. Po vdesim këtu, çfarë do të hamë, bukë me kos?! Nuk i duam shtesat që ke bërë ti, nuk kemi nevojë. U ngopëm me shtesat, si nga të parët dhe nga të dytët. Ti ble deputetë, por ne nuk shitemi. Ne duam drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi, as nuk do të ketë. Kush është i drejtë, e ndihmoftë Zoti. Kush nuk është i drejtë, mos fitoftë asnjë votë.”