Ballina Aktualitet Kuvend, Maqedonia e Veriut në NATO, protokolli ratifikohet më 14 shkurt

Kuvend, Maqedonia e Veriut në NATO, protokolli ratifikohet më 14 shkurt

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ratifikojë seancën e së enjtes protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria, ashtu siç ka premtuar, do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë protokollin.

Qeveria shqiptare, sipas Ruçit, tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. “Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, më 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO,” – ka theksuar kryeparlamentari Ruçi.