Ballina Aktualitet Kuvend, kthehet opozita, Balla: Të votojmë reformën zgjedhore

Kuvend, kthehet opozita, Balla: Të votojmë reformën zgjedhore

Pas vendimit të opozitës për t’u kthyer në Kuvend, vjen reagimi nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla përshëndeti vendimin e opozitës.

“Përshëndes rikthimin e opozitës në punën normale të Kuvendit. Të votojmë sëbashku Reformën zgjedhore. Sot e kemi depozituar në Kuvend duke ditur se ju do të riktheheshit. Ta miratojmë sëbashku të enjten ose të premten,” – tha Balla.