Ballina Aktualitet Kuvend, kryeministri Rama: Shqipëria me taksat më të ulëta në rajon

Kuvend, kryeministri Rama: Shqipëria me taksat më të ulëta në rajon

“Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon”, deklaroi sot në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ndërsa solli shifra krahasuese me vendet e rajonit.

Gjatë debatit për Paketën Fiskale, Kryeministri Edi Rama vlerësoi fillimisht se “PS është parti që nuk ndahet për qëllimet, por debaton deri në fund për instrumentat”.
“Më lejoni të sjell në vëmendje një element të rëndësishëm si një moment edhe krahasimor nga u nisëm ne, por edhe pellgun ku jetojmë”, tha Rama.

Lidhur me tatimin mbi fitimin, Kryeministri theksoi se Maqedonia e ka 10%, Kosova 10%, Kroacia 20%, Mali i Zi 9%, Bosnje Hercegovina 10 %, Bullgaria 10%, Serbia 15%, Rumania 16%, Greqia 29%, ndërsa Shqipëria e ka 5.15%.