Ballina Aktualitet Kuvend, Kryemadhi: Kërkesat e studentëve, shumë të drejta

Kuvend, Kryemadhi: Kërkesat e studentëve, shumë të drejta

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kërkesat e studentëve janë shumë të drejta dhe se i vjen keq për Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se është dendur me ilaçe nga protesta studentore.

Kryemadhi theksoi se dalja e tyre tregon se i ka ardhur në majë të hundës nga arroganca e qeverisjes.

“Për sa i përket kërkesave të studentëve janë shumë të drejta, më vjen keq për mësuesen time Lindita Nikolla, e cila është dendur me ilaçe. Mos mendoni se dalja e studentëve ishte lëvizje partiake ka anëtarë të PS të LSI,  se nuk mund të durojnë më arrogancën e këtij vendit,” – u shpreh ajo.