Ballina LAJME Kuvend, kryedemokrati Basha ngre zërin: Jemi këtu për buxhetin e studentëve

Kuvend, kryedemokrati Basha ngre zërin: Jemi këtu për buxhetin e studentëve

Me tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi, të nisë seancën me dekretin e Presidentit për Buxhetin.

Ndërsa i konsideroi deputetët e mazhorancës ‘një tufë horrash dhe banditësh’.  “Lëri gomarllëqet kemi ardhur për buxhetin e studentëve këtu. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Ky hajduti psiqik të ndalojë vjedhjet , lerini gomarrliqet, tufë horrash dhe banditësh. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape.” – u shpreh Basha.

Nga vendi replikoi me kryedemokratin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilit Basha iu drejtuar me fjalët “qepe gojën ti, bandit”.