Ballina Aktualitet Kuvend, ja si do të bëhet regjistrimi fillestar i pronës

Kuvend, ja si do të bëhet regjistrimi fillestar i pronës

Të gjithë qytetarët që kanë një pronë të paluajtshme duhet ta regjistrojnë atë nga fillimi. Kjo pasi projektligji i ri “Për Kadastrën” i paraqitur për shqyrtim dhe miratim në Kuvend përcakton si një domosdoshmëri për t’i dhënë fund problemeve me pronat e paluajtshme në Shqipëri, por edhe për të krijuar një regjim kadastral të rregullt dhe të pakontestueshëm, për regjistrimin fillestar të tyre.

Më konkretisht bëhet fjalë për procesin e reflektimit të pasurive për herë të parë në regjistër, pasqyrimi në kartelë dhe hartën kadastrale. Ky proces do të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe do të realizohet për çdo zonë kadastrale. Natyrisht që pas verifikimeve që do të bëjnë specialistët e ASHK-së në terren për kufijtë e pronave, një rol deçiziv në këtë proces do të kenë edhe vet qytetarët, të cilët duhet të paraqesin çdo dokument që vërteton pronësinë dhe kufijtë e pronës.