Ballina LAJME Kuvend, hidhet poshtë dekreti i Presidentit të Republikës, prishet Teatri Kombëtar

Kuvend, hidhet poshtë dekreti i Presidentit të Republikës, prishet Teatri Kombëtar

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shembet. Ky është vendimi që mori sot Kuvendi me 74 vota, duke rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar rimarrjen në shqyrtim të ligjit.

Edhe pse maxhoranca ishte e vendosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, po kaq i vendosur në qëndrimin e tij ka qenë edhe ministri i diasporës Pandeli Majko. Ky i fundit, ndonëse nuk ka votuar kundër, zgjodhi të mos marrë pjesë në votim, si mënyra më e mirë për të mos votuar pro.

Rrëzimi i dekretit të Presidentit të Republikës vjen në një kohë ku opozita ka bërë të ditur se prishja e Teatrit Kombëtar për t’i hapur rrugë ndërtimit të disa kullave në qendër të kryeqytetit përbën një veprim, nga i cili nuk ka më kthim prapa për përmirësimin e marrëdhënies së deputetëve opozitarë me vetë Kuvendin.