Ballina Aktualitet Kuvend, deputetja Tabaku: Ligji për Arsimin e Lartë i rriti tarifat

Kuvend, deputetja Tabaku: Ligji për Arsimin e Lartë i rriti tarifat

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se mendimin për Ligjin për Arsimin e Lartë e kemi dhënë në 2015, kam bërë debat me ministren dhe asaj kohe më tha se e vërteta do të bie mbi kokë, por në fakt e vërteta ka dalë rrugëve.

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, Tabaku tha se dëgjova ministrin e Financave që foli si në tregun e perimeve, krahasoi shpenzimet për arsim pa e përmendur fare Prodhimin e Brendshëm Bruto.

“Duke sjellë shifrat krahasuese në vite Tabaku argumenton se “në 2013, kanë qenë 172 mijë studentë në auditore dhe shpenzimet për arsim kanë qenë 4,1% e PBB. Në 2018 janë 129 studentë, pra 43 mijë studentë më pak në auditore dhe shpenzimet janë 2,83% e PBB. Kështu nuk është çudi që rritja e tarifave me 33% ka sjellë po të njëjtin nivel të të ardhurash, nga të ardhurat e universiteteve në buxhetin e shtetit. Janë 43 mijë studentë më pak që janë larguar nga vendi. Në 2017, familjet shqiptare pagunin nga buxheti i tyre 25,1 % për arsimin, shpenzimet për arsimin ishin rritur me 2,3 herë, ¼ e shpenzimeve të familjeve shkon për arsimin. Në 2016, kjo ishte 10,6%, e totalit të shpenzimeve nga viti në vit,” – u shpreh deputetja.

Tabaku theksoi së fundmi se: “Shqipëria e vërtetë është në auditore. Ky dhjetor është i bukur sa ai i 90-tës, studentët po arrijnë të bëjnë ndryshimin”.