Ballina Aktualitet Kuvend, deputetja Spiropali-opozitës: Klithma juaj qesharake

Kuvend, deputetja Spiropali-opozitës: Klithma juaj qesharake

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar trazirat e paradites në Kuvend.

Spiropali  nuk kurseu akuzat edhe për kreun e PD-së, Luzim Basha të cilin me ironi e quan pulë të partisë.

“Klithma juaj është ajo që sapo dëgjuam, pushtet, pushtet, pushtet, dhe pas meje u djegtë Shqipëria. Por sot u bë qesharake dhe u kthye në kakarimë. Pula që keni zgjedhur në krye të partisë suaj, hodhi këtu duke treguar se ju nuk keni më asnjë shpresë, ndaj dhe ata studentë që klithin nuk ju pranojnë aty. Është e turpshme sesi dalin lista që bursat e ekselencave shkojnë për fëmijë pushtetarësh, majtas edhe djathtas. Endri, mos më bëj të përmend emra se bilnaci juaj del pak  më i fryrë se ju keni dhe doktor shkencash. Pushteti nuk merret me vezë,” –  shprehet Spiropali.