Ballina Aktualitet Kuvend, deputeti Paloka qëllon me bojë kryeministrin Rama

Kuvend, deputeti Paloka qëllon me bojë kryeministrin Rama

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me disa momente të tensionuara, pasi deputeti i opozitës Edi Paloka qëlloi me bojë kryeministrin Edi Rama.

Shkak për tensionet në Kuvend, u bë deklarata e vetë Kryeministrit, i cili i kërkoi falje kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferrit për fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend.

“Ju kërkoj ndjësë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë,” – tha Rama, ndërsa u irrituan deputetët e opozitës.

Pak sekonda pas kësaj deklarate, Paloka u ngrit nga karrigia e tij dhe i hodhi bojë në fytyrë kreut të qeverisë. Kuvendi ka përjashtuar deputetin e PD, Edi Paloka, e për këtë arsye është kërkuar gjithashtu edhe përjashtimi i tij.

“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta,” – tha Ruci dhe me pas eshtë ndërprerë seanca.

51978508_289959185018734_8106576962463465472_n.jpg