Ballina Aktualitet Kuvend, deputeti Balla akuza Bashës: Pronari i projektit të Unazës, kumbari yt

Kuvend, deputeti Balla akuza Bashës: Pronari i projektit të Unazës, kumbari yt

Nuk kanë munguar akuzat edhe gjatë seancës së sotme në foltoren e kuvendit, nga deputeti i Partisë Socialistë, Taulant Balla ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” – tha Balla.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PS tha gjithashtu edhe se Reforma në Drejtësi ka qenë ndër gjërat primare që ka kërkuar qeveria Rama.

 

“Kjo nismë ishte përpjekje për t’i vendosur ferrën e fundit Reformës në Drejtësi. Ngrije kokën Lulëzim trego që ishte përpjekja e fundit që ti bëre për të bllokuar reformën në drejtësi,” – shtoi më tej deputeti i PS.