Ballina Aktualitet Kuvend, betohen tre deputetë të rinj të PD dhe LSI, refuzon Indrit...

Kuvend, betohen tre deputetë të rinj të PD dhe LSI, refuzon Indrit Hoxha

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me betimin e tre deputetëve të rinj, të cilët kanë zënë vendet e lëna bosh nga deputetët e mëparshëm të Partisë Demokratike dhe të forcave të tjera të opozitës. Mësohet se tre deputetët e betuar i përkasin listave shumëemërore të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deputetët e rinj janë Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama.

Ndërkohë, Indrit Hoxha ka refuzuar mandatin.

“S’mund të marr mandat kur drejtues të Partisë Socialiste janë komunistë si Braho e Xhafaj, kur babai i kryeministrit ka firmosur varjen e Havzi Nelës, s’mund të marr një mandat ilegjitim,” – ka deklaruar Hoxha.

Seanca e sotme e Kuvendit vijoi me mbajtjen e një minute heshtje për ndarjen nga jeta në krye të detyrës së nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ndodhej me mision në Letoni.