Ballina Aktualitet Kuvend, betohen shtatë deputetë të rinj, krijohet “opozita” e re (VIDEO)

Kuvend, betohen shtatë deputetë të rinj, krijohet “opozita” e re (VIDEO)

Shtatë deputetët e rinj nga rradhët e forcave politike të opozitës janë betuar në Kuvend, duke marrë kështu mandatin. Ata janë Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti. Deputetët ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deputetët pranuan mandatin pasi opozita e bashkuar, në një lëvizje drastike, dorëzoi mandatet, duke kërkuar dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Hyrja e tyre në Kuvend është shoqëruar me akuza të shumta nga opozita, por deputetët e rinj thonë se janë në shërbim të popullit. Pikërisht këtë gjë e theksoi edhe deputeti i ri Lefter Maliqi.

Më parë betimin e kishin bërë edhe katër deputetë të tjerë. Deri tani parlamenti 140 vendësh numëron 92 deputetë.