Ballina Aktualitet Kuvend, betohen katër deputetët e rinj

Kuvend, betohen katër deputetët e rinj

Një ditë pasi morën mandatin e deputeti, katër deputetët në listat e LSI janë betuar sot në seancën e Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari. Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos. Një tjetër kandidat në listën shumëemërore të LSI-së që ka kërkuar të hyjë në parlament është edhe Ylli Shehu.