Ballina Aktualitet Kuvend, betohen dy deputetë të rinj, njëri është nga radhët e opozitës

Kuvend, betohen dy deputetë të rinj, njëri është nga radhët e opozitës

Dy deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend. Bëhet fjalë për Ervis Meçon nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës dhe Artemis Dralo nga lista e Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës. Kjo e fundit zëvendësoi deputetin socialist Flamur Golemi, i cili ka dhënë dorëheqjen për të garuar për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Gjirokastrës.

Aktualisht, numri i deputetëve në Kuvend ka mbërritur në 122. Pa u plotësuar kanë mbetur vetëm 18 vende, 17 nga Partia Demokratike dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim.