Ballina LAJME Kuvend, Berisha për studentët: Kryengritja e tyre çoi në agoni regjimin

Kuvend, Berisha për studentët: Kryengritja e tyre çoi në agoni regjimin

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë tha se shqiptarët do të hedhin me çdo çmim zgjedhjet e krimit, ndërsa iu drejtua socialistëve se do të vijë dita kur në sheshet e Shqipërisë do dëgjohen thirrjet: ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’.

Gjithashtu Berisha duke përfituar nga fakti se seanca e ditës së sotme ishte e fundit për vitin 2018, uroi shqiptarët për festat e fund vitit, por në vëmendjen e tij ishin edhe studentët, të cilët prej 17 ditësh vijojnë protestën duke kërkuar firmosje e 8 pikave nga shefi i qeverisë. Berisha mes tjerash tha se kryengritja studentore po çon drejt agonisë pushtetin që ka sot Shqipëria.

“Nuk mund të përgjigjem se këtu nuk ishte zonjë Ndrikull Gjylameti, por ishte kumbar Sadri Abazi, ai s’është më këtu dhe unë nuk kam kujt t’i flas. Meqë është seanca e fundit për këtë viit, dua t’iu urojë shqiptarëve festat e fund-vitit, të urojë studentët në mënyrë më të përzemërt që me kryengritjen e tyre paqësore po çojnë drejt agonisë këtë regjim. Dhe prap po iu kujtoj” mos vazhdoni kështu, miratoni amendamentin se iu jap fjalën se nuk do të jetë e largët dita, kur në rrugët e sheshet e Shqipërisë do ushtojnë me thirrjet: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri. Do zvarriteni rrugëve, do të zhdukeni si minj, se shqiptarët do të hedhin zgjedhjet krimin me çdo çmim ose me mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë, ose pastaj do i kujtoni këto fjalë, por do jetë vonë,” – u shpreh Berisha.