Ballina BOTA Kush janë faktorët të cilët i kanosen Evropës Jugore

Kush janë faktorët të cilët i kanosen Evropës Jugore

Një studim i Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) së fundmi, ka parashikuar një rritje të thatësires në këto vënde në vitet e ardhshme.

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Parisit mbi Klimën me synim kryesor kontrollin e temperaturës globale në masën 2 gradë celsius, pavarësisht pritshmërive për thatësiren, shkencëtarët e studimit bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese kundrejt menaxhimit të ujit.

Greqia parashikohet të jetë vëndi më i prekur nga ky fenomen, me 800 milionë metër kub humbje uji në vit.

Kjo ulje e sasive ujore pritet të prekë edhe Spanjën e Portugalinë, duke përjashtuar këtu vendet e Evropës Qendrore e Veriore, ku përmbytjet priten të jenë të mëdha.

Duke marrë parasysh pasojat që mund të sjellë, parandalimi i këtij fenomeni konsiderohet i domosdoshëm për planetin.