Kush janë 9 të ekstraduarit në Itali? Furnizime me kokainë të pastër e heroinë me anije EMRAT

35

9 shqiptarë nga mosha 27 e deri 72 vjeç janë ekstraduar ditën e sotme për në Itali.

Emrat e tyre bëhen të ditur si:

Luan Bodlli 42 vjeç, Florenc Mema, Demokrat Çizmja, 28 vjeç, Athanas Xhuveli, 27 vjeç, Luan Delaj, 50 vjeç, Xhimi Isiu, 36 vjeç, Renuar Nikolli, 30 vjeç dhe Maliq Hyqa, 72 vjeç.

Tre të parët janë të njohur për trafikun e kokainës. Ata dyshohet se furnizonin me drogë Italinë e Veriut e vende të tjera të BE.

Itenerari që ata ndiqnin ishte Amerikë e Jugut-Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa frënge e gjermane transportohej në Itali, kryesisht nga Bergamo.

Grupi i godit në Shijak, pas një operacioni të koduar “Romano” në bashkëpunim me karabinierët italianë.

Kokaina e trafikuar shpërndahej me mbishkrimin e markës HUGO BOSS.

Emiljano Mustafa nga Erseka u arrestua nga Policia e Shtetit, tetorin e shkuar. Ky operacion ishte në bashkëpunim me policinë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale me lidhje të fuqishme me Ndranghetën, një organizatë mafioze.

Xhimi Isiu, nga Tirana u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilit iu sekuestrua më shumë se dy ton lëndë narkotike në Ravenna.

Athanas Xhuveli, 26 vjeç nga Vlora, i dënuar nga Gjykata e Aquilas në Itali për grabitje me masë dënimi burgim 10 vjet.

Renuar Nikolli, akuzohet si shkaktar i 8 aksidenteve dhe 4 plagosjeve. Ai akuzohet gjithashtu për vjedhjen e një sërë banesash në Peskara.

Maliq Hyka, 72 vjeç, akuzohet për trafik masiv heroine. Ai është i dënuar nga gjykata e Milanos.