Ballina Kronikë Kush është kosovari i kërkuar nga Gjermania që fshihej në Tiranë

Kush është kosovari i kërkuar nga Gjermania që fshihej në Tiranë

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova, por i lindur në Gjermani u arrestua këtë të diel në Tiranë pasi rezultonte në kërkim nga Interpoli. Shkëlqim Kastrati rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje në 15 dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen të Gjermanisë.

Pas ngjarjes, i riu 21 vjeç në atë kohë, u arratis, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion. Kastrati u përfshi në një sherr në një disko e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen.

Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi, Kastrati i njohur edhe si “Kimi”, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rëndë personit të plagosur, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.

TiranëTjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor "Fitness"Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për "Vrasje me dashje", i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.Arrestohet edhe një shtetas tjetër për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.Sekuestrohen drogë e armë zjarri.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor "Fitness" Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit : A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 19. Mai 2019