Kush është gruaja nga Shijaku që humbi jetën në spitalin e Durrësit?/FOTO, EMRI

68

Gruaja në foto është 36-vjeçarja Margarita Keçi, e cila gjeti vdekjen në spitalin e Durrësit.

Bazuar në pretendimet familjarëve të viktimës, 36-vjeçarja Margarita Keçi, ishte paraqitur disa herë në spitalin e Shijakut, por sipas tyre, nuk kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Më pas, në gjendje të rëndë, kur është transportuar për në Durrës,  ka humbur jetën.

Si të dyshuar për ngjarjen nga ana e policisë u proceduan penalisht në gjendje të lirë M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur 36-vjeçares nga Shijaku, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak.

Ajo ka shkuar në banesë e më pas më 19 korrik është dërguar në spitalin e Durrësit ku dhe ka ndërruar jetë.