Kush do e drejtojë SPAK-un? KLP merr nesër në pyetje tre kandidatët

0
3

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nesër do të zhvillojë intervistat me tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasin 30-45 minuta për secilin kandidat.