Ballina Aktualitet Kurbin, u denoncua nga qytetarët se kishte drogë, arrestohet 50-vjeçari

Kurbin, u denoncua nga qytetarët se kishte drogë, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi qytetarët e kanë denoncuar për posedim të lëndëve narkotike.

Pas raportimit nga qytetarët, në pranga u vu shtetasi R.G., 50 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa,”- tha policia.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.