Kurbin/I mituri plagosi 18 vjeçarin, policia sqaron ngjarjen

90

Policia arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes së një 18-vjeçari në Kurbin.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar, me iniciale A.L, i cili pas një sherri goditi me thikë 18 vjeçarin Klajdi Gjergji.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin.

Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.