Ballina Shëndetësi Kurat për veshkat, stomakun, kokën – Si t’i përgatisni dhe përdorni për...

Kurat për veshkat, stomakun, kokën – Si t’i përgatisni dhe përdorni për problemet me shëndetin

Një kuzhinë e pasur me ushqime e pije të shëndetshme ofron zgjidhje të mira kundër disa problemeve të ndryshme shëndetësore.

Në këtë artikull do të mësoni për disa zgjidhje natyrale kundër problemeve me stomakun, lëkurën, dhimbjet e kokës, e të tjera shqetësime.

Kastravecët Për Qetësimin E Syve

Nëse i keni stërmunduar sytë, atëherë shtrihuni dhe vendosni mbi sy nga një fetë kastraveci.

Ky i fundit përmban antioksidantë që zbusin enjtjen dhe largojnë dhimbjen e syve.

Zëvëndësojini fetat e kastravecit çdo dy ose tre minuta dhe kurën mbajeni për 15 minuta.

Qershitë Për Shëndetin E Stomakut

Njerëzit që hanë 20 qershi çdo ditë ose pijnë lëng qershie, kanë më pak gjasa të kenë probleme me stomakun.

Përbërësit e qershive kanë aftësinë të neutralizojnë aciditetin

Vaji I Nenexhikut Kundër Dhimbjes Së Kokës

Ky vaj ka aftësi qetësuese për lëkurën dhe lehtëson dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.

Përzieni disa pika të tij me vajin e ullirit për të parandaluar irritimin  e lëkurës dhe më pas masazhoni ballin dhe pjesët anësore.

Sheqeri Kundër Lemzës

Kur vjen puna tek lemza, një lugë e vogël sheqeri të zgjidh punë.

Kristalet e sheqerit vështirësojnë përtypjen dhe rigjallërojnë diafragmën duke penguar kontraktimet e saj.

Farat e Koprës Kundër Problemeve Me Tretjen

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës përmbajnë substanca qetësuese që largojnë fryrjet.

Pas çdo mbrëmjeje, ekspertët rekomandojnë përtypjen e disa farave të tilla.

Lëng Limoni Kundër Gurëve Në Veshka

Gurët në veshka zakonisht formohen pas akumulimit të oksalatit dhe ngjitjes së tij me kalçiumin.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e gjysëm gote me lëng limoni në ditë.

Acidi citric parandalon kristalizmin e kalçiumit dhe pengon punën e oksalatit.

Vaji I Ullirit Kundër Çarjes Së Buzëve

Çarja dhe përtharja e buzëve mund të trajtohet me vaj ulliri.

Ai shërben si lubrifikant për zbutjen e tyre.

Sherebela Kundër Humbjes Së Kujtesës

Studimetkonfirmojnë se konsumi i çajit të gjetheve të sherebelës përmirëson kujtesën.