Kur një e qethur te berberi të kushton shtrenjtë, zbulohet gjoba e kripur për dy lojtarët

58

Jadon Sanço dhe Manuel Akanji, dy lojtarët e Borusias së Dortmundit do të duhet të paguajnë një gjobë të majme, kjo për shkak se u panë tek berberi përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Veprimi i tyre shkon në kundërshtim me rregullat e parashikuara nga federeta gjermane.

DFL, përmes një komunikate ka njoftuar se nuk do të ndërmerret asnjë masë për skuadrën në të cilën ata luajnë, por do të ketë masa për vetë lojtarët. Një gjobë prej 10 mijë eurosh për secilin.

“Nuk ka asnjë dyshim, edhe lojtarët profesionistë duhet të qethen, por duhet ta bëjnë duke respektuar normat dhe protokollin”.-shkroi DFL.