Ballina Kuriozitete Kur lumturia arrin kulmin në jetën tonë

Kur lumturia arrin kulmin në jetën tonë

Studiuesit kanë zbuluar se lumturia arrin kulmin në dy faza të jetës sonë, dhe njërën mund ta keni kaluar, ndërkaq tjetra shpresojmë që të mos ketë ardhur ende.

Ekspertët kanë intervistuar 23 000 gjermanë të rritur të moshave 17-85 vjeç, të cilët i kanë pyetur për kënaqësinë që kanë në jetë dhe sesi e parashikojnë lumturinë e tyre gjatë 5 viteve të ardhshme. Pas saktësisht 5 vjetëve, të njëjtit njerëz janë ri-intervistuar për të parë nëse realiteti u është përshtatur pritshmërive të tyre.

Kështu, ekipi hulumtues zbuloi se kënaqësia apo lumturia jonë arrin majën në moshën 23 dhe 69-vjeçare. Mosha 23-vjeçare është zakonisht mosha kur jemi të mbushur me optimizëm për të ardhmen.

Në anën tjetër, mosha 69-vjeçare është me shumë mundësi mosha kur streset e gjërave që nuk i njohim i kemi lënë pas dhe më në fund mund t’i shijojmë frytet e punës sonë profesionale dhe personale.